Kuvendi sot mban dy seanca, në rend dite edhe projektkodi i sjelljes për deputetët

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare. 

Njëra është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme dhe pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite në këtë seancë është shqyrtimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë që në orën 10:30 pritet të nisë seanca e re e cila në rend dite ka 23 pika. 
Ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe projektkodi i sjelljes për deputetët. 

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti si dhe raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare. 

23/05/2024Mbledhja e komisionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Rendi i ditës:                                                     

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi Projektligjit nr 08/l-307 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze;
3.    Shqyrtimi i raporteve të komisioneve kryesore për Projektligjin nr. 08/L- 256 për falimentimin;
4.    Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.  08/L-277 për sport;
5.    Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.  08/L-264 për rininë;
6.    Të ndryshme;
 

Vendi: N303Koha: 09:00

23/05/2024Mbledhja e komisionit

Komisioni për Integrime Evropiane

RENDI I DITËS

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 16.05.2024;  
3.    Shqyrtimi i Projektligjit  nr.08/L-277 për sport, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
7.    Të ndryshme.

Vendi: N10Koha: 09:00

23/05/2024Mbledhja e komisionit

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport

Rendi i ditës:                                                     

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 21.05.2024; 
3.    Shqyrtimi i  raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.08/L-264 për Rininë;
4.    Shqyrtimi i  raporteve të Komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.08/L-277 për Sport;
5.    Të ndryshme.

Vendi: N204Koha: 09:30

23/05/2024Mbledhja e komisionit

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Rendi i ditës:                                                      

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport për Projektligjin nr.08/L-277 për Sport 
3.    Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport për Projektligjin nr.08/L-264 për Rininë 
4.    Të ndryshme;

Vendi: N225Koha: 09:30

23/05/2024Mbledhja e komisionit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin nr.08/L-265 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues;
3.    Të ndryshme.

Vendi: N10Koha: 09:45

23/05/2024Seancë

Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme

Rendi i ditës

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”,
 

Vendi: Kuvendi KosovësKoha: 10:00

23/05/2024Seancë

Seanca plenare

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”, 
3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-298 për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”,
4.    Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
5.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
6.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
8.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
9.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
10.    Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
11.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
12.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, 
13.    Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave,
14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
16.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
17.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
18.    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
19.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022,
20.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
21.    Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
22.    Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024,
23.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022.

Vendi: Kuvendi KosovësKoha: 10:30