Kuvendi vazhdon sot me projektligjin për Trustin

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit. Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

Nga PDK e kanë vlerësuar të paprecedentë dhe arbitrare shtyrjen e djeshme të seancës së Kuvendit. Ndërsa nga partia në pushtet vlerësuan se ishte opozita ajo që nuk mori pjesë në seancë duke pamundësuar kuorumin. Nga VV e kanë ripërsëritur se grupi parlamentar i shumicës nuk e përkrahë projektligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.

Seanca e Kuvendit sot vazhdon në ora 10:00.