Ky është 30-vjeçari që u vra sot në Malishevë

Një 30 vjeçar është vrara mëngjesin e sotëm me armë zjarri në Malishevë. Sipas mediave lokale personi I vrara është nga fshati Vraniq i Suharekës, ndërsa dorasi është nga Bellanica e Malishevës.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas tyre, dorasi është dorëzuar në polici dhe po intervistohet.

Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri nga shoku i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Sipas mediave lokale viktima është Avni Basha nga fshati Vraniq i Suharekës.

Ndërsa dorasi është Isuf Zogaj.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacion policor.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.