Largimi i bukës nga menyja? Dietologët thonë se ky është një gabim i madh

Një nga ushqimet që shumë njerëz urrejnë pse e duan është buka.

Ka shije kaq të mirë, por shpesh njerëzit marrin mesazhe që, nga pikëpamja ushqyese, është shumë e dëmshme, raportoi CNN-i të martën.

Ka dieta të tëra të përqendruara rreth heqjes së bukës dhe karbohidrateve të tjera nga menyja ushqimore, thotë Natalie Mokari, një dietologe me bazë në Karolinën e Veriut në SHBA.

“Unë shoh shumë klientë që mendojnë se nuk duhet të hanë bukë, gjë që është e trishtueshme për mua, sepse buka është një burim i madh i drithërave të plota. Po, është e vërtetë: buka mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe karbohidratet janë vendimtare për një shëndet të mirë”, ka thënë Mokari.

Sipas një studimi të vitit 2017, mund të ishte një ide e mirë të merrni dy deri në tri racione ditore me drithëra, të cilat mund të gjenden në bukë, pasi ato mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin kolorektal të pankreasit dhe stomakut.

“Ne kemi nevojë për karbohidrate për të funksionuar. Kabohidratet janë ushqim për trurin. Nëse vini re, sa herë që nuk keni karbohidrate, ndiheni vërtet të plogësht, mund të keni mjegull në tru, thjesht nuk keni aq shumë energji”, ka shtuar Mokari.

Nëse jeni duke kërkuar për bukën më të shëndetshme, ka shumë faktorë për t’u marrë parasysh, si lloji që blini, çfarë hani me të dhe sa e ekuilibruar është marrëdhënia juaj me të, ka thënë Mokar.

A ka ndonjë lloj buke që është më ushqyese se të tjerat?

“Është e rëndësishme të përcaktoni qëllimet tuaja shëndetësore”, ka thënë Steph Grasso, një dietolog me bazë në Washington DC.

Buka e grurit ofron më shumë vitamina, drithëra e fibra dhe ato kanë më pak ndikim negativ në sheqerin në gjak, gjë që mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë rezistencë ndaj insulinës, tha Mokari.

Por sipas saj, disa njerëz kanë një preferencë të fortë për bukën e bardhë.

Për ata që kanë shqetësime për shëndetin e zorrëve ose që duan të kapin shijen e bukës së bardhë pa të njëjtin nivel rafinimi, ajo sugjeroi të provohet brumi i thartë.

Brumi i thartë fermentohet, një proces që mund të jetë i dobishëm për mikrobiomet e zorrëve dhe nëse ajo që keni është me të vërtetë brumë i thartuar, mund të jeni në gjendje ta tretni glutenin më lehtë.

Përtej llojit të bukës, Mokari rekomandoi të shikoni se si bëhet ajo. Sipas saj, duhet të kërkohet buka me përbërës të thjeshtë, si: miell, ujë, kripë dhe maja.

Për pak fibra shtesë, kërkoni bukë me fara në kore, tha Grasso.

Dhe nëse është e mundur, blerja nga furrat lokale mund t’ju ndihmojë të gjeni bukë të freskët dhe cilësore me përbërës të thjeshtë, këshilloi ajo.