LDK dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha para medieve se ka bërë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.

Ai tha se këtë e ka bërë në emër të grupit parlamentar dhe të deputetëve të cilët e kanë nënshkruar këtë kërkesë, që sipas tij janë 61 deputetë nënshkrues të kësaj kërkese.

“Para orës 16:00 kam dorëzuar në emër të Lidhjes Demokratike dhe deputetëve përkrahës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën në ora 13:00, ku pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e qeverisë”, tha Gashi.