LDK e AAK i reagojnë ashpër Qeverisë për arrestimet në aksionin e PSD-së

Qeveria Kurti ka marrë kritika të shumta për arrestimin e 8 zyrtarëve të PSD-së, pas aksionit që mbajtën kundër vendimit të tiketave ngjitëse prej 5 euro për regjistrimin e veturave. 

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se se ‘”shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohet në këtë formë me urdhër të Xhelal ministrit. Arrestohen për mendimet dhe aksionet e tyre politike. Keq, shumë keq’’.

E qasjen e Qeverisë e ka kundërshtuar edhe AAK-ja. Deputetja Albana Bytyqi ka shkruar në Faceboook se kjo qeveri ka qenë me vite fyese bdah Policisë dhe shtetit në protesta të tilla. P

‘’Dhuna e ushtruar sot ndaj grave dhe të moshuarit, nga Policia e Kosovës duhet dënuar nga Institucionet. Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla. Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo nga vija bregdetare si ndonjë pjesë filmi’’, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Deri më tani janë liruar tre zyrtarë të PSD-së, që u arrestuan dhunshëm.