LDK ‘fton’ me zemër elektoratin që të mbesin në Lidhje

Slogani i LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme u lidh me festën e Shën Valentinin duke përdorur simbolin e zemrës dhe duke ‘ftuar’ elektoratin që të vazhdojnë të mbesin në Lidhje.

“Mbesim në Lidhje” – është motoja e re, njofton Klan Kosova.

Këtë e zbuloi ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.

Një logo e ngjashme me simbolin e zemrës është përdorur edhe nga partia e Vetëvendosjes në zgjedhjet e vitit 2017.