LDK nuk merr pjesë në seancën për buxhetin, shkon në Kuvend për Qeverinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme ku parashihet votimi i buxhetit për vitin 2026-të.

Kjo parti thotë se nuk merr pjesë në improvizime politike, që sipas tyre e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor elektoral.

“Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Derisa deputetët e subjektit të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të jenë në seancën për votimin e qeverisë.

Për mandatarin, siç thekson kjo parti do të vendosin në përputhje me bindjet, vlerat dhe besimin e votuesve të tyre.