LDK pritet që më 14 mars ta zgjedhë kryetarin e ri

14 marsi është njëra nga datat që LDK ka paraparë të mbajë takimin e Kuvendit Zgjedhor për të zgjedhur Kryetarin dhe strukturat e reja të LDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.

Ai tha se në ditët në vijim do të takohet edhe me kryetarët e degëve.

”Një datë është diskutuar sot si datë orientuese është diku data e 14 marsit kur parashihet të mbahet Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së. Prandaj ne kemi filluar përgatitjet për një mbarëvajtje të mirë për datën 14 mars. Ne do të kemi një takim në ditët në vijim edhe me kryetarët e degëve”.