Lediana e “Përputhen” në lidhje me djalin nga Kosova


Ish-konkurrentja e “Përputhen” Lediana po shijon lidhjen e saj të dashurisë më një djalë nga Kosova.

Burime për “Prive”, konfirmojnë se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova. I dashur i Prengës siç konfirmojnë të njëjtat burime nuk i përket fushës së show-bizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.

Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të Përputhen. Lidhja e saj me Mevlan Shabën ishe kryefjala e mediave rozë.