Ledjana dhe Mevlani sërish bashkë?! Ky detaj flet shumë!

Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas. Madje, ish-konkurrentja hodhi dyshime se Mevlani ka vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Ky i fundit, iu kundërpërgjigj vetëm pak ditë më parë duke e fshirë atë nga YouTube. E kur të gjithë po mendonin se për ta nuk ka më kthim pas, një detaji ka bërë fansat e tyre të dyshojnë se dyshja mund të jetë ribashkuar.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto të dy ish-konkurrentëve të shkrepura para pak ditësh ku shihet se ata kanë qenë në të njëjtën ditë me të njëjtët njerëz. E vërteta e lidhjes së tyre është akoma e paqartë, por një gjë është e sigurtë se dyshja gjithmonë di si të na surprizojë.

Fansat kanë nisur t’ia atribuojnë ribashkimin opinionistit Arjan Konomi, i cili është bërë shkak disa herë që ata të rregullojnë mosmarrëveshjet dhe shihet po ashtu në të dyja fotot. Megjithatë, mbetet për tu parë si qëndron e vërteta.