Ledri zbulon sa vite lidhje ka me Sarën dhe si e kuptoi se ajo ishte e duhura për të

Ledri Vula ishte i ftuar dje në një emision, në të cilin ka folur gjerë e gjatë për karrierën e jetën e tij private.

Gjatë këtij rrëfimi, reperi foli edhe për marrëdhënien e tij me Sarën, prej sa kohësh janë bashkë dhe momentin kur mësoi se do të bëhej baba.

Ai ka treguar se kanë 3 vite lidhje me Sarën, ndërkohë që marrëdhënien e bënë publike në prill të 2020-s.

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.