Leicesteri cakton çmimin për Maddisonin

Mesfushori James Maddison përfundimisht do të largohet nga Leicester City këtë verë. Pasi u rezistuan ofertave të janarit për 26-vjeçarin, te Leicesteri kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje në fund të sezonit.

Për ta lënë të lirë Maddisonin, skuadra angleze po kërkon hiq më pak se 70 milionë euro. Maddison, tashmë ka tërhequr interesimin e Newcastle Unitedit dhe Manchester Cityt, skuadra që do të luftojnë për transferimin e tij në verë.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leicesterin që i skadon në vitin 2024 dhe për këtë arsye do të largohet.

sezon, Maddison ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë në 14 ndeshje në Premier League. Ai është pjesë e Leicesterit prej vitit 2018 dhe ka të fituar një titull të Kupës FA.