Limaj i përgjigjet deklaratave të Ramiz Lladrovcit që e akuzoi se ka ikur nga lufta për të shkuar në tualet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, i cili e ka akuzuar atë se ka ikur nga beteja e Llapushnikut për të shkuar në tualet.

Fatmir Limaj në mënyrë ironike ka thënë se Ramiz Lladrovcit i paska treguar kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Enveri i ka tregu Ramizit – se Enveri ka qenë me mua aty”.

“Me mujt me shti Ramizin edhe sonte me fol – puna është mirë”.

“Kosova ka vendosur dhe do ta shihni më 14 shkurt”.