I pari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, për herë të parë ka bërë të ditur se në vitin 2001 ka refuzuar postin e kryeministrit të vendit.
Limaj pa dhënë detaje tjera u shpreh se atë botë nuk pranoi që të shkelë kryetarin e partisë dhe të dalë para tij si kryeministër, njofton Dukagjini.
“Në moshën 31-vjeçare kam refuzuar postin e kryeministrit, dhe skam pranuar me dal përballë ose mbi kryetarin tim të partisë në moshën 31-vjeçare kam refuzuar sepse ka një kod të sjelljes morale me shkel kryetarin tim të partisë nga kjo pjesë jam i operuar herët prandaj edhe unë dal e i shoh njerëzit në sy e bëjë debat kritik dhe mundem me bisedu me njerëz veç për faktin se 20 e sa vite skam leju që dinjiteti im me u vu në treg për asnjë çmim, kjo ka qenë në vitin 2001”, tha Limaj.
Limaj, mes tjerash, u shpreh se përtej luftës ka vlera të mëdha për të mirat e vendit për çka kritikoi ashpër qeveritë në 15 vjetët e fundit.
“Ju përballë e keni një njeri që ka vepra jo të luftës dhe kjo është fatkeqësi se nuk kam pa për 15 vjet vepra të mira në Kosovë, autostrada, aeroporti e sa projekte tjera – unë kam paguar çmime për këto e ka njerëz që tentojnë me vu hije. Aeroporti është storje suksesi në rajon e njësoj edhe rruga e kombit që lidh dy kombe. Për 15 vjet nuk arritën as një autostadë deri në Mitrovicë me e përfundu”, u shpreh Limaj.