Lingardi mund të mos i bashkohet Newcastles

Huazimi i Jesse Lingardit te Newcastle United është në rrezik për shkak të kërkesave të Manchester Unitedit.

Newcastle kërkoi blerjen e kartonit të Ligardit, por futbollisti refuzoi për shkak të rrezikut që mund të bie nga elita e futbollit anglez.

Drejtuesit e Newcastles janë të gatshëm t’i mbulojnë të gjitha pagat e lojtarit dhe t’i paguajnë edhe një tarifë huazimi, por pika e pengesës është mbi një tarifë shtesë që Unitedi dëshiron nëse Newcastle nuk bie nga Premier League.

Në total, gjithë marrëveshja skuadrës së Newcastles mund t’i kushtoj rreth 18 milionë euro.