“Lionel Messi është 99.9 për qind e ekipit të Argjentinës”


  • Lionel Messi ishte në shënjestër në paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë për ta dërguar Argjentinën në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kapiteni i Argjentinës, Messi bëri një tjetër paraqitje fantastike për të ndihmuar ekipin e tij të kalonte Australinë në Katar.

Ylli i PSG-së hapi rezultatin në paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë me golin e tij të parë në ndeshjet me eliminim në Kupën e Botës.

Messi u emërua gjithashtu lojtari i ndeshjes pasi skuadra e Lionel Scalonit rezultoi fituese 2-1.

Portieri Emiliano Martinez, pas ndeshjes i thuri lëvdata Messit.

“Leo është 99.9% e ekipit. Ne jemi përqindja e mbetur që përpiqemi ta ndihmojmë kur gjërat nuk i shkojnë mirë”, tha ai për Cope.

“Po shkojmë hap pas hapi. Kemi më të mirët në botë, por do të luftojmë deri në fund”.

Nuk ka dyshim se Messi ishte çelësi për fitoren e Argjentinës, por Martinez gjithashtu luajti një rol vendimtar.

Portieri i Aston Villa realizoi një pritje të shkëlqyer në sekondat e fundit për të parandaluar Australinë të bënte rezultatin 2-2 dhe ta dërgonte ndeshjen në kohë shtesë.