Lirohet nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, shkruan Gazeta Stop.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.55 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim prej 1.49 euro për litër.

Ndërkaq, gazi do të shitet me çmim maksimal prej 0.74 euro për litër.

Nga MINTI është bërë e ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në territorin e Kosovës.

Autoritetet kanë theksuar se vendosja e çmimeve maksimale ka për qëllim stabilizimin e tregut vendor dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e mëdha të çmimeve të derivateve.