Llapi shqyrton vazhdimin e garave

Kryesia e KF Llapit ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje urgjente sonte, dhe do të shqyrtojë vazhdimin e garave.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, klubi thotë se nuk mund të vazhdojnë me këtë tendencë ndaj tyre.

“Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit”, thuhet në njoftim.

KF Llapi thotë se do të vazhdojnë investimin në futboll porse jo në këtë kohë, pasi që sipas tyre, në fushën e lojës ka gjyqtarë të cilët po shkelin në djersën e futbollistëve.

“E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve”, thuhet në njoftim.