Llojet e bukës që mund të konsumohen nga diabetikët


Aroma e bukës së sapo dalë nga furra ka fuqinë t’i “ndezë” të gjitha shqisat. Kjo ndodh edhe tek diabetikët, të cilët ndonëse bukën duhet ta konsumojnë me masë, sërish mund të plotësojnë dëshirat për ushqimin më popullor në botë. Në këtë artikull, diabetikët dhe familjarët e tyre do të mësojnë për alternativat më të shëndetshme të brumit.

Buka me fibër

Buka e përgatitur me drithë të plotë, e pasur në fibër është më e mira për diabetikët.

Sipas ekspertëve, tërshëra dhe embrioni i grurit janë ndër drithërat më të shëndetshme.

Ata shprehen se diabetikët duhet t’i përmbahen sasive të rekomanduara të karbohidrateve në një vakt por gjithësesi mund të përgatisin vetë bukën me përbërësit më të shëndetshëm.

Përbërësit më të shëndetshëm të bukës Një bukë e shëndetshme duhet të përmbajë përbërës të pasur me proteinë, yndyrna të mira dhe fibër. Këto përbërës do të pengojnë rritjen e shpejtë të nivelit të sheqernave në gjak.

Të dhënat e Shoqatës Amerikane të Diabetit thonë se buka e bardhë dhe e përgatitur me miell të përpunuar duhet të zëvendësohet me bukë të bërë me miell 100 përqind me drith të plotë.

Mundësisht, mielli i drithit të plotë dhe i bluar trashë është i rekomanduar për një bukë jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme. Personat që vuajnë nga diabeti mund të shfrytëzojnë shumë receta duke zëvendësuar miellin e bardhë me miell të drithit të plotë, miell bajamesh apo të farave të linit. Këto produkte do ju furnizojnë me proteinë dhe do mbajnë nivelet e sheqerit të qëndrueshme./agroweb/