Lutfi Haziri del negativ në analizat për koronavirus

Nënkryetari i LDK-së, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se i ka bërë analizat dhe ka dal negativ në testin për koronavirusin.

Vet Haziri e ka bërë këtë njoftim me në një postim në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.

“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV. Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë. Ju lutem, jetoni normalisht, pa duar shtrëngim, por përshëndetuni me zemër. Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!”, ka shkruar Haziri .