Man City refuzon një ofertë të majme nga PSG për Bernardo Silvan

Bernardo Silva vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë te Manchester City apo do të largohet.

Ylli portugez është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona, por edhe nga kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Mediumi anglez The Times ka raportuar se kampionët e Ligës Premier, Manchester City kanë refuzuar një ofertë tunduese për mesfushorin portugez.

PSG ka ofruar 70 milionë funte (82,9 milionë euro) për shërbimet e Silvas, ofertë që është hedhur poshtë nga City.

Silva po pret një ofertë nga Barcelona, pasi dëshira e portugezit është që të luaj në Camp Nou.

Edhe trajneri Pep Guardiola e konfirmoi një gjë të tillë pas ndeshjes miqësore me Barcelonën, duke thënë se Bernardo Silva e pëlqen Barçën dhe se ai nuk është askush që t’ia ndaloj transferimin në Kataluni.

Gjithsesi gjiganti katalunas Barcelona nuk mund të transferoj Bernardo Silvan nëse nuk e shet holandezin Frenkie de Jong.