Maqedonia Veriore shpall tre ditë zie, flamujt ulen në gjysmështizë

Për shkak të aksidentit të rëndë në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, në Maqedoninë e Veriut është marrë vendim që të shpallet tri ditë zie.

Vendimi është marrë në seancën e sotme, raporton Indeksonline.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

Kryeministri, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave teksa përgjigjen për shkakun e aksidentit ua ka lënë hetuesve bullgarë.