Sulmuesi i Real Madridit, me plot gjasë nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ekipit të tij në ndeshjen e dytë në Kupën e Botër për Klube të dielën.
Stafi mjekësor i klubit madrilen ka njoftuar se Mbappe do të vazhdojë të marrë një trajtim të veçantë dhe do të rikthehet gradualisht në stërvitje me ekipin, duke mos cekur datë.
Mbappe, është shtruar në spital në ShBA për shkak të një infeksioni të zorrëve që shkakton dhimbje barku, diarre, të vjella dhe ethe, përpara ndeshjes së parë në Kupën e Botës për Klube më 18 qershor në Miami.
Të dielën, Reali do ta kërkojë fitoren e parë në Kupën e Botës në ndeshjen që do ta luajë kundër Pachuca.