Mbarojnë pushimet për Rita Orën, këngëtarja vjen me këngë të re në fund të janarit

Rita Ora do të rikthehet gjatë këtij muaji me një këngë të re të titulluar “Flame”.

Projekti i artistes shqiptare thuhet se është shkruar nga Dan Smith dhe MNEK.

30 vjeçarja po përgatitet që të kthehet me këngën e re këtë muaj.

Dhe është zbuluar se ajo ka punuar me krijuesin e ‘Happier’, dhe yllin e “Head & Heart”. Ky i fundit ka bashkëpunuar në tekste këngësh për Little Mix, Dua Lipa, Beyonce dhe Madonna.

“Flame” është vendosur të shfaqet në “Twist”, film i cili do të publikohet më 29 janar.

Në këtë film, krijuesja e hitit “Let You Love Me” do të luajë rolin e mikes së ngushtë të Oliver Twistit, Artful Dodger.