Mbi 1000 pacientë u trajtuan gjatë muajit korrik në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit korrik janë hospitalizuar 1 mijë e 74 pacientë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook. 

“Gjatë muajit Korrik, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 1074 pacientë (58 në Kirurgji, 42 në Ortopedi, 29 në Urologji, 9 në ORL, 311 në Gjinekologji, 177 në Neonatologji, 49 në Pediatri, 79 në Interno, 81 në Infektiv, 24 në Neurologji, 21 në Psikiatri, 142 në Pulmologji, 9 në Kujdes intenziv dhe 43 në Njësinë Koronare)”, thuhet në njoftimin e spitalit. 

Në njoftim bëhet e ditur se janë kryer 135 operacione (21 operacione kirurgjike, 25 operacione ortopedike, 4 operacione urologjike, 1 në ORL, 1 në oftalmologji dhe 83 operacione gjinekologjike).

Ndërkaq gjatë këtij muaji janë kryer 176 lindje, prej tyre kanë lindur 102 djem e 74 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 65).

“Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5467, 909 shërbime në Ro-Kabinet dhe 114 CT-ja. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1564. Po ashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 916 shërbime të Dializës, thuhet tutje në njoftim.