Mot me shi edhe sot në Kosovë

Edhe sot në Kosovë, do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme, është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.