Mbi 1400 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 467 gjoba trafiku në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 19 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, në 24 orët e fundit janë arrestuar 13 persona dhe shtatë janë dërguar në mbajtje.