Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID-it

Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-it.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 65 tiketa për mospërfillje të këtyre masave, shkruan Klankosova.tv

Numri i këtyre gjobave po shënon një rënie të vogël, pasi një ditë më parë janë shqiptuar mbi 150 tiketa më shumë.