Mbi 590 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 592 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

23 persona u arrestuan. 12 persona u dërguan në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente 16 prej tyre janë aksidente me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 987 tiketa trafiku.