Mbi 60 aksidente gjatë ditës së djeshme, dy prej tyre me fatalitet

Numër i madh i aksidenteve është shkaktuar në 24 orëshin e fundit.

Dy nga këto aksidente ishin me fatalitet dhe 19 të tjerë me lëndime trupore.

Përgjatë kësaj kohe janë shkaktuar edhe 45 aksidente me dëme materiale.

Policia e Kosovës në të njëjtën kohë ka shqiptuar 1 mijë e 61 tiketa trafiku.