Mbi gjashtë mijë persona po luftojnë me COVID-19 në Kosovë

Ditëve të fundit ka filluar të ketë një rritje të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Me rastet që u regjistruan sot, numri në total i rasteve ka arritur në 65 mijë e 690 që nga fillimi i pandemisë.

Edhe numri i viktimave siç duket ka një rritje pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 10 pacientë humbën betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 1 mijë e 568 gjithsej.

Gjithashtu, në luftën me pandeminë janë edhe gjashtë mijë e 737 pacientë.

Edhe numri i të shëruarve po fillon të rritet dita ditës, ku vetëm sot në vendin tonë janë shëruar 411 pacientë, ndërsa që nga marsi e deri më tani, kjo shifër ka arritur në 57 mijë e 385.