Mbyllet afati në KQZ, vetëm dy koalicione për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për partitë politike të cilat kërkojnë çertifikim për pjesëmarrje përmes Koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Sipas zëdhënësit të këtij Komisini, Valmir Elezi, gjatë afatit të vendosur (8 janar – 12 janar) në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë deklaruar këto parti politike se do të kërkojnë çertifikim përmes Koalicionit:

1. Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);

2. Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG);

KQZ shton se kjo është vetëm periudha për deklarim të pjesëmarrjes përmes Koalicionit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 14 shkurt se afati i aplikimit për çertifikim për subjektet politike, të cilat duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, përmbyllet më 16 janar, në orën 18:00.