“Me bukurinë të flas? Kam qejf vajzat me karakter të fortë”, Donaldi ia bën të qartë Beatrix

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix duket se është përmirësuar. 

Pasi patën diskutime të gjata për romancën e tyre dhe dukej sikur do të ndaheshin, një puthje nga ana e Beatrix duket se i dha një mundësi tjetër historisë që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ditën e sotme, ajo po qëndronte në oborr me Donaldin dhe të dy po flisnin për gjërat që pëlqejnë tek një person. Donaldi i bëri të qartë se pëlqen vajzat me karakter të fortë.

Beatrix: Pëlqimi i parë është pamja e jashtme.

Donald: Bukurisë i ikën lezeti. Pastaj me kë do flasësh? Me bukurinë? Unë i kam qejf vajzat me karakter të fortë.

Pas kësaj, Beatrix i tregoi rreth ëndrrës që ka parë së fundmi duke thënë se i pëlqejnë gjërat ngjyrë rozë dhe me push, por Donaldi u duk sikur nuk u bind.

Beatrix: Pashë në ëndërr sikur kishte dalë një telefon i ri me push rozë.

Donald: Me push? Të pëlqejnë këllëfët me push?

Beatrix: Po vdes, janë interesantë.

Donald: Nuk je ti tek gjërat me push, edhe rozë.