Me shampanjë, lule dhe dollarë, pamje nga ambienti festiv ku festoi ditëlindjen Morena Taraku (Foto)

Këngëtarja ka lindur më 1 prill në vitin 1993.

Dhe sot, Morena feston 28 vjetorin e lindjes, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj derisa ka publikuar edhe postime në rrjete sociale nga ambienti luksoz dhe disa nga dhuratat që ka marrë.

Përveç të tjerave, në storien e Morenës mund të shohim se dominojnë lulet me ngjyra të ndryshme teksa detajet e tjera nuk duhet humbur nga dekorimet dhe pjatat e ushqimi prej ari.

Ndryshe, artistja shqiptarë nuk zbuloi të pranishmit se me kë e ka festuar këtë ditëlindjen derisa ka publikuar vetëm foto nga festa.

Theksojmë se, Morena Taraku njihet për jetën e saj luksoze duke u nisur nga makina veshjet,  së fundi ka blerë një palë atlete 34 mijë euro të markës Leandro Lopes.

Disa foto nga festa e ditëlindjes së saj mund t’i shihni më poshtë.