Megi Pojani bën deklaratën e papritur për Beniadën: Nuk na duhen komentet e saj!

Megi Pojani ka folur ditën e sotme lidhur me raportin e saj me Beniadën.

Dy vajzat janë bashkë në rubrikën ‘He/She is on Top” në “E diell” si pjesë e jurisë, mirëpo sot Beniada mungonte. E pyetur nga moderatorja Argjira Spanca me humor se çfarë i ka bërë Beniadës”, Megi tha me batuta se nuk e ka të nevoshme prninë e saj.

“E kam ngrënë, e fsheha dhe erdha këtu sot sepse nuk na duhen komentet e Beniadës. Në fakt, jam shumë e mërzitu që Beniada nuk do jetë dhe sot e kuptova se unë e dua Beniadën dhe e kam të nevojshme praninë e saj”, ushpreh Megi duke qeshur.

Kohët e fundit u përhapën me shpejtësi zërat se dy vajzat kanë një marrëdhënie të tensionuar. Thuhet se Beniada mendon se Megi është shumë e ftohtë dhe e injoron teksa Megi ka deklaruar se ato kanë një marrëdhënie shumë korrekte dhe se nuk kanë patur mundësi të kalojnë kohë bashkë jashtë programit sepse është shumë e zënë.