Melinda publikon imazhe dhe një fragment të klipit të ri që lansohet të dielën

Melinda Ademi është në përgatitje të këngës më të re, të cilën do ta publikojë me videoklip.

Ditë më parë, këngëtarja i fshiu postimet në profilin e saj në Instagram duke nisur të publikojë imazhe nga projekti i ri muzikor.

Pas publikimit të disa fotografive, ajo e ka publikuar edhe një fragment nga videoja e re muzikore.

Kënga do të titullohet “Flasin” dhe do të publikohet me videoklip të dielën (20 nëntor).

Produksioni Imagine Films është kujdesur për anën vizuale, ndërsa si gjithmonë, Melinda josh me dukjen e saj.