Memli Krasniqi infektohet me koronavirus

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ka rezulatuar pozitiv për COVID-19.

Krasniqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se dje është testuar ndërsa sot ka pranuar rezultatin, njofton Klan Kosova

“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”.

Krasniqi mes tjerash ftoi qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

“Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale”, shkroi Krasniqi.