Mënyra e duhur për të qëndruar të hidratuar

Duke përbërë 60 për qind të peshës së trupit tuaj, uji është me të vërtetë eliksiri i jetës. Njerëzit mund të mbijetojnë pa ushqim për javë të tëra, por nuk mund të qëndrojnë më shumë se disa ditë pa ujë. Prandaj, ekspertët shëndetësorë ju këshillojnë të pini një sasi të caktuar uji çdo ditë. A e keni pyetur ndonjëherë veten pse? Kush e vendos këtë sasi? Në çfarë bazohet kjo? Dhe si ju ndihmon në të vërtetë?

Është e kuptueshme që pirja e ujit çdo ditë është thelbësore për shumë arsye, si rregullimi i temperaturës së trupit, lubrifikimi i kyçeve, dërgimi i lëndëve ushqyese në qeliza, eliminimi i toksinave nga trupi dhe të tjerë, raporton portali “The Health”. Këto aktivitete nga ana tjetër vendosin cilësinë e shëndetit tonë të përgjithshëm.

Megjithatë, uji mund të jetë i dobishëm për vetëm kur është i pastër, i sigurt dhe i shëndetshëm për t’u konsumuar.

Këtu janë disa hapa për t’u siguruar që trupi të hidratohet në mënyrën e duhur.

Monitoroni sasinë e ujit të konsumuar

Ndërsa bëjmë jetë të ngarkuar, shpesh e neglizhojmë shëndetin tonë. Edhe pse të konsumosh pak kafeinë konsiderohet gjë e sigurt, ajo nuk mund ta zëvendësojë plotësisht hidratimin e siguruar nga uji. Shkarkoni ndonjë aplikacion që ju ndihmon t’i gjurmoni litrat e ujit të konsumuar në ditë, ose mbajeni një shishe me ujë gjatë gjithë kohës dhe sigurohuni që ta pini atë në intervale të rregullta.

Përdorni ujë të aromatizuar për shije më të mirë

Shumë njerëz nuk konsumojnë ujë të mjaftueshëm për shkak të shijes së tij të butë. Ju mund ta ndryshoni këtë faktor duke shtuar copa limoni ose feta trangulli në të, për një shije më të mirë. Sidoqoftë, shmangni përdorimin e aromave artificiale ose ëmbëlsuesve, pasi këto nuk i shërbejnë qëllimit të hidratimit dhe mund të shkaktojnë probleme shtesë shëndetësore.

Konsumoni ushqime të pasura me ujë

Hidratimi nuk vjen vetëm nga pirja e ujit, por edhe nga ushqimi që hamë. Shtoni në dietën tuaj shumë fruta dhe perime të pasura me ujë, si shalqiri apo trangujt. Këto produkte mund të konsumohen drejtpërdrejt, në formë sallate ose duke ia shtuar vakteve më të mëdha më ushqyese.

Pini ujë nga burime të besueshme

Rreth nesh gjejmë shumë burime uji. Uji i paketuar ose uji i rubinetit – secila prej këtyre mund të mos jetë gjithmonë zgjidhja më e mirë për ju. Uji i rubinetit duhet të filtrohet nga ndotësit dhe uji i paketuar vjen në plastikë, që është i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisin gjithashtu. Mundësia më e mirë është të pini ujë të pastër dhe të filtruar në mënyrë efikase. Më pas, këtë ujë vendoseni në shishe qelqi, çeliku ose bakri dhe vazhdoni ta konsumoni gjatë gjithë ditës.