Mësoni votat totale të secilës parti, në zgjedhjet e ditës së djeshme

Të dielën u mbajte zgjedhjet lokale ku në shumë komuna pati befasi.

Ku qytetarët e 21 komunave duhet t’iu drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.

Ndërsa, 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës e përfunduan dje.

Në nivel vendi sipas kryetarëve të komunave VV-ja ka marrë 25.7% apo 205. 854 të votave popullore, thuhet në hulumtimin e KDI-së.

E dyta ka dal LDK-ja me 22.6% apo 181. 121 të votave,

PDK-ja ka marrë 21.4% apo 171. 630 te votave, kurse AAK-ja 10.6% apo 85.555 të votave.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 14 shkurt 2021 VV-ja i ka pas mbi 430 mije vota kurse LDK i ka pasur 110 mijë vota.

Kujtojmë se Vetëvendosja nuk ka arritur të fitoj asnjë komunë pa balotazh, kurse në 12 komuna do të përballet prap me votuesit dhe kundër kandidatët.

Raundi i dytë i votimeve do të mbahet më 14 nëntor ditë e dielë.