Milani transferon Ballo-Touren

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Fode Ballo-Toure nga Monaco.

Mbrojtësi i lindur në Francë ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do ta bartë fanellën me numrin 5.

Operacioni i këtij transferimi i ka kushtuar Rossonerëve katër milionë euro plus bonuse të tjera. 

24-vjeçari luajti 74 ndeshjen për Monacon që nga transferimi i tij në janar të vitit 2019.

Ballo-Toure debutoi me kombëtaren e Senegalit në mars të vitit 2021.