Ministri Zemaj përplaset në komision me deputetin e Vetëvendosjes, ia tregon fotot e protestës së 12 qershorit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Zemaj ka theksuar vendimet e reja kanë qenë obligative, duke e parë sipas tij, situatën me rritjen e rasteve me Covid 19.

Gjatë raportimit ai ka pasur disa përplasje me deputetët e VV-së. Deputeti Fitim Uka e ka akuzuar Zemajn për keqmenaxhim.

Zemaj i ka paraqitur para tyre fotot e protestës së 12 qershorit duke thënë se aty u rrezikua jeta e qytetarëve.

“Avdullah Hoti ka qenë i shqetësuar më 12 qershor, a e din për çka ka qenë i shqetësuar? Kshyre, është tmerru nga këto pamje kur pa mijëra qytetarë që i keni mbledhë dhe ekspozu në rrezik. Edhe Qeveria e Kosovës, edhe deputetët edhe qytetarët, këta filma të juve te unë nuk shiten”, u shpreh ai para komisionit.