Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.

Konkursi është shpallur për pranim të kadetëve në këto qendra ushtarake: Akademia e Mbrojtjes, Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë -menaxhimi dhe udhëheqja ushtarake, Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton ministria, konkursi do të jetë i hapur nga data 31 maj deri më 11 qershor 2021.

Aplikimi bëhet online në uebfaqen: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.