MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës, hyn në fuqi sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot dhe mbetet në fuqi për 90 ditë.

“Me këtë rast, MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.