Morena Taraku merr vëmendje me pozat tërheqëse para pasqyrës në dollapin personal

Bukuroshja erdhi joshëse në rrjete sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku ka pozuar sërish për Instagram, shkruan lajmi.net.

Morena është mjaft aktive me paraqitje të ndryshme si nga jeta e përditshme edhe nga karriera. Së fundi ajo e ka realizuar një foto në pasqyrë ku i ka treguar format trupore mjaft shumë përmes pozave provokuese.

Morena u shfaq në veshjen plot stil ku shihej me xhinsa të kombinuar mjaft bukur me një bluzë të shkurtë ngjyrë të zezë.

Bukuroshja është një ndër femrat më të ndjekura shqiptare, ku edhe ka mbledhur 1.2 milion ndjekës në Instagram.