Mos ndoshta Sarah Berisha dhe Dj Pm do të martohen së shpejti?

Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi me anë të një bisede ‘online’ me ndjekësit, Sarah teksa është pyetur nëse po planifikon që të martohet me DJ Pm nuk ka ngurruar ti përgjigjet kësaj pyetjeje. Bukuroshja është shprehur me një përgjigje shumë pozitive, duke shpresuar kështu se së shpejti do të kemi një dasmë nga çifti.

Po, madje atë gjë diskutojmë çdo ditë

Screenshot_20220904-120855_Instagram.jpg

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’ që do të nisë së shpejti në Top Channel, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm.

E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.