Mot i vranët për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) thuhet se vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s.