Xhavit Haliti

Mot i vranët, priten riga shiu

Për ditën e sotme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten edhe riga të dobëta shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 12°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.