Mot me diell dhe i vranët

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.