Sunny Hill Festival

Haziri: Derisa Osmani e Kurti merren me beteja të vogla, vendi po e humb luftën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po merren me beteja të vogla, derisa vendi po e humb luftën.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në vend se Kosova këtë javë të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, liderët shtetërorë kanë zgjedhur betejat e vogla.

Sipas tij, ata edhe njëherë po e konfirmojnë se interesat personale i vendosin para interesave të shtetit.

“Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën. Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit”, ka thënë ai.